Kandidatja për deputete në listat e hapura të Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, zhvilloi një takim të ngrohtë me banorët e zonës së Krastës në Elbasan, një nga zonat që ka njohur zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit falë ndërhyrjeve të Bashkisë.
Krasta, është sot një nga hapësirat më vitale dhe me potencial të madh për qytetin.
“Jam këtu si një qytetare si ju, që ka zgjedhur të angazhohet për të qenë zëri juaj në Kuvend. Me Partinë Socialiste dhe me Edi Ramën, transformimi i Elbasanit dhe zonave si Krasta do të vijojë pa u ndalur. Mbështetja juaj më 11 maj është çelësi për ta çuar këtë punë përpara.
Me mbështetjen tuaj më 11 maj, do të jem zëri i Krastës dhe i Elbasanit në Kuvend!”
Takimi në Krastë është pjesë e turit elektoral që kandidatja po zhvillon në Elbasan, ku thekson rëndësinë e përfaqësimit të denjë dhe të afërt me qytetarët në Parlamentin e ardhshëm.