Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, deputetja e zgjedhur më 11 maj, Aulona Bylykbashi, së bashku me vajzën e saj Grejsin, dhuruan buzëqeshje dhe gëzim për disa fëmijë nga familjet në nevojë.

Me shumë dashuri e përkujdesje, ata shpërndanë bazë materiale shkollore për fëmijët, duke e bërë fillimin e këtij viti arsimor më të lehtë e më të gëzueshëm për ta.

“Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, u shpreh Bylykbashi, duke kujtuar fjalët e Nënë Terezës.

Ky nuk është akti i parë human i saj, pasi Bylykbashi prej kohësh njihet për gjestet e ngrohta e humane, duke përcjellë dashuri njerëzore dhe mbështetje konkrete tek ata që kanë më shumë nevojë.