Në Asamblenë e Partisë Socialiste të Bashkisë Elbasan, u mbajt një takim vlerësues dhe reflektues mbi rezultatin historik të zgjedhjeve të 11 majit, ku PS arriti 10 mandate në qarkun Elbasan, një arritje që dëshmon për besimin dhe mbështetjen e qytetarëve ndaj vizionit të zhvillimit të qëndrueshëm.
Deputetja e PS, Aulona Bylykbashi, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat e partisë në qarkun Elbasan për përkushtimin, bashkëpunimin dhe energjinë që çuan në këtë sukses.                                                      “Ky besim është nder i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për mua personalisht. Si deputete e rajoneve 2, 3 dhe 5, do të jem krah ekipeve tona në çdo hap. E kemi fituar së bashku dhe tani së bashku nisim menjëherë punën për projekte konkrete dhe më shumë mundësi për çdo qytetar të Elbasanit”,  u shpreh Bylykbashi.
Në Asamble morën pjesë gjithashtu deputetët Evis Kushi, Adi Qose dhe Sara Mila, duke dëshmuar unitetin dhe frymën bashkëpunuese të ekipit socialist të Elbasanit.
Ky ekip do të jetë zëri dhe garancia e Elbasanit 2030, për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Rrugëtimi vazhdon bashkë, për një Elbasan më të fortë, më të gjelbër dhe më evropian!