Aulona Bylykbashi, deputete e zgjedhur më 11 maj, bashkë me Adi Qose, kanë zhvilluar një takim me ekipin e Rajonit 1 në Parkun Rinia. Gjatë këtij takimi, ajo e vuri theksin tek punët e kryera deri më tani, lehtësitë që sjell ligji për bashkëpronësinë dhe nisma e re për çlirimin e hapësirave publike.
“Kaluam një pasdite të këndshme me ekipin e fitoreve të Rajonit 1 në Parkun Rinia. Në fokus të bisedave tona ishin punët e bëra deri më tani, lehtësitë që po sjell ligji për bashkëpronësinë dhe nismën e re të çlirimit të hapësirave publike, një domosdoshmëri që po sjell një sensibilizim të sjelljes së biznesit dhe aktiviteteve private me hapësirën e përbashkët ,” u shpreh Bylykbashi.
Edhe pse është stinë vere, Bylykbashi vijon të mbajë premtimin e saj për të qenë gjithmonë pranë banorëve që i dhanë besimin për këtë mandat të parë si deputete.