Njihu me Aulonën

Aulona Bylykbashi – Kandidate për Deputete në Qarkun Elbasan

Aulona Bylykbashi, Nënkryetare e Bashkisë së Elbasanit, ka fituar besimin e Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Prej tre vitesh, ajo ka udhëhequr me përkushtim dhe efikasitet zbatimin e detyrave institucionale në Bashkinë Elbasan, duke qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe duke adresuar sfidat e tyre përmes një qasjeje bashkëpunuese dhe të hapur. Një zë i fuqishëm për komunitetin, Aulona është dalluar për energjinë dhe vendosmërinë që karakterizon gratë socialiste në çdo betejë.

Në politikën lokale, ajo ka kontribuar edhe si Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Elbasan, duke punuar për fuqizimin e grave në jetën publike dhe politike.

Aulona Bylykbashi ka një karrierë të spikatur në administratën publike, akademi dhe politikë. Diplomuar në Drejtësi dhe me master në të drejtën financiare dhe bankare, ajo ka qenë pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe më pas në Universitetin Amerikan të Tiranës. Në administratë ka mbajtur poste drejtuese si Drejtore e Prokurimeve Publike, Drejtore e Përgjithshme e Aseteve dhe Projekteve, dhe Sekretare e Përgjithshme.

Përvoja e saj mbi një dekadë në nivele të larta menaxheriale dëshmon profesionalizëm, lidership dhe përkushtim ndaj shërbimit publik.

Në Partinë Socialiste, ka mbajtur disa role kyçe si Koordinatore e Organizatave Socialiste, delegate në Kongres, anëtare e Asamblesë Kombëtare dhe kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Elbasan.

Përtej angazhimeve publike, Aulona është bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve, dhe vlerëson thellësisht mbështetjen e familjes së saj si themel të çdo arritjeje.

Arritjet Tona